-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Miratohet drafti i Ligjit për Zgjedhje/ I mundëson Mërgatës të votojë në ambasada dhe konsullata!

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore, i përbërë nga të gjitha grupet parlamentare, sot ka përfunduar punën rreth njëvjeçare, duke miratuar draftin e Ligjit për Zgjedhje sipas të cilit, ndër të tjera, Mërgatës do t’i mundësohet votimi fizikisht në ambasada dhe konsullata, ose përmes dërgimit të fletëvotimeve në adresë të përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Feim Tahirsyla, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, sipas të cilit pas shqyrtimit nëpêr Komisionet përkatëse parlamentare, Projektligji do të dërgohet në seancë plenare për miratim.

Vlen të theksohet se, veç tjerash, me këtë Ligj:

– lehtësohen ndjeshëm procedurat e votimit të mërgimtarëve tanë;

– kursehen miliona euro të tyre për dërgimin e votave me postë;

– pamundësohet zhvlerësimi masiv dhe manipulimi i votave të Mërgatës.

Mërgata është zemra dhe shpirti i Republikës së Kosovës!/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img