7.6 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Çështja e të pagjeturve po përdorët për ‘jorgan’ të temave të tjera, palët nuk po e nënshkruajnë

Takimi i të martës mes Bislimit dhe Petkoviqit përfundoi me një dakordim për tekstin e deklaratës për personat e të pagjetur.

Pas takimit, palët kanë thënë se ky tekst do të miratohet zyrtarisht në takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Lidhur me çështjen e të pagjeturve, ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri tha për Front Online se krejt kjo situatë po përdorët për mbulesë të temave të tjera.

Sipas tij, ani pse ka dakordim palët nuk po e nënshkruajnë marrëveshjen për të zhdukurit.

“Çështja e të pagjeturve, fatkeqësisht po përdoret për jorgan të temave tjera, pra po përdoret më shumë si mbulesë, sepse marrëveshja për të pagjeturit ka filluar në kohën e Avdullah Hotit me kornizë si dokument është finalizuar, ka disa muaj dhe nuk është nënshkruar nga palët”, deklaroi Haziri.

Haziri thotë se Serbia siç duket ka ndryshuar përbërjen e tekstit për të pagjeturit.

“Siç duket Serbia ka arritur me ndryshuar përbërjen e tekstit e Kosova në kuadër të të pagjeturve obligohet që afër 600 persona të komunitetit serbë dhe të minoriteteve tjera  ti dorëzon Serbisë informacion”, thotë Haziri për Front Online.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999 rezultuan 6 mijë e 500 persona të zhdukur.

Shumica prej tyre u gjetën, si rezultat i zhvarrimeve në varreza masive në Kosovë dhe Serbi./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img