-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

​Premtimi i Thaçit për Bill Klinton, kjo është biseda e bërë dy dekada më parë

Angazhimi i Ish-presidentit Hashim Thaci për të ruajtur paqen, për të respektuar të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve në Kosovë është vlerësuar herët nga autoritetet më të larta amerikane, ende pa mbaruar lufta.

Dokumentet publike që RTSH sjell sot për herë të parë, zbardhin një bisede domethënëse telefonike zhvilluar mes ish-Presidentit amerikan Bill Klinton dhe Ish- Presidentit të Kosovës Hashim Thaci në 20 qershor të vitit 1999.

Biseda telefonike zhvillohet në një kohë kur sapo ishte arritur marrëveshja që i hapi rrugë tërheqjes së trupave serbe nga Kosova duke i paraprirë disa vite më vonë edhe shpalljes së pavarësisë nga shteti i Kosovës.

Ish-Presidenti Bill Klinton siç zbardhet në dokumentin e publikuar asokohe nga Shtëpia e Bardhë jo vetëm që uron Thaçin për nënshkrimin e marrëveshjes së qershorit të vitit 1999, por e siguron atë se SHBA do të ndihmojë shtetin e ardhshëm të Kosovës për të vendosur paqe, për të ndërtuar vetëqeverisjen, për të ndërtuar forcat lokale të sigurisë.

Jam i kënaqur është shprehur Klinton 24 vjet me parë që kursi i spastrimeve etnike në Kosovë kishte përfunduar.

Po në të njëjtin dokument është zbardhur edhe përgjigja e Ish-presidentit Thaçi, i cili i thotë Presidentit amerikan se në Kosovë kanë qenë dhe do të jenë të angazhuar për paqe, se janë të angazhuar për respektimin e të drejtave të njeriut dhe çdo minoriteti që jeton në Kosovë.

Një deklarate e tillë është përgëzuar asokohe nga ish-presidenti amerikan, i cili në bisede i thotë Thaçit se pas vuajtjeve të popullit të Kosovës, është domethënëse që ish-presidenti kosovar të angazhohej në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, çka tregon, thoshte Klinton në atë kohë se vendimi ynë ishte I drejtë.

Hashim Thaçi dhe drejtues të tjerë të UÇK-së kanë dalë këto ditë para gjykatës speciale, prokurorët e të cilës i akuzojnë për krime.

Ndërkohë dokumente të deklasifikuara të shërbimeve sekrete amerikane tregojnë se CIA ka qenë shumë e vëmendshme ndaj zhvillimeve në Kosovë, por deri me sot nuk ka publikuar ndonjë dokument apo të dhënë se krerë të UÇK-së kanë kryer krime./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img