13.6 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Trepça-Bashkimi, çerekfinalja e dytë e basketbollit kosovar

Sonte palestra “Minatori” do të jetë arenë e ndeshjes së parë të çerekfinales së dytë mes Trepçës e Bashkimit.

Të dy ekipet do të luftojnë për një vend në “Play Off-in” e basketbollit kosovar.

Në katër duelet mes tyre direkte në sezonin e rregullt, më e mirë ishte Trepça që mori tri fitore, karshi një për Bashkimin.

Sezonin e rregullt, mitrovicasit e mbyllën në pozitën e katërt, derisa prizrenasit të pestit.

Po ashtu, xehetarët morën 17 fitore e 11 humbje, derisa e kundërta ishte për portokallinjtë.

Skuadra e cila i arrin dy fitore kanë në gjysmëfinale, atje i pret Sigal Prishtina, që e mbylli edicionin si e para.

Kjo përballje nis nga ora 20:30, derisa ajo e dyta zhvillohet në vikend.

Mbrëmë, Golden Eagle Ylli arriti fitore të pritshme ndaj Vëllaznimit me rezultatin 111:86.

Suharekasit ishin më të mirë që nga fillimi e deri në fund, diferenca u bë në çerekun e dytë, të cilin kampionët e fituan me plus 13.

Plot shtatë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore për Yllin, derisa më i dalluari ishte Davis me 26 pikë. Për gjakovarët nuk mjaftuan 28 pikët e Atik Koshit për fitore. Skuadra mes Yllit e Vëllaznimit që kalon në gjysmëfinale do të përballet me Pejën, e pozitës së dytë në stinorin e rregullt.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img