2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Llapi dënohet nga FIFA për borxhin ndaj Alan Clark

Klubi i futbollit Llapi e ka pësuar sot goditjen e radhës.

Llapjanët e kanë futur veten në telashe për shkak të borxheve të pashlyera.

Derisa pak javë më parë, iu lakua emri për kurdisje të mundshme ndeshjeve përmes shkrimeve të publikuara nga mediat franceze, tash klubi llapjan e ka marrë një “shuplakë” nga FIFA, e cila ka vendosur t’ia bëjë “ban” regjistrimin e lojtarëve vendorë dhe të atyre të huaj.

Ky vendim i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit ka ardhur si pasojë e borxhit të pashlyer që ia ka klubi nga Podujeva ish-trajnerit të ekipit të të rinjve, Alan Clark, i cili fillimisht kishte zbarkuar në “Zahir Pajaziti” si këshilltar i trajnerit Tahir Batatina.

Llapi dënohet nga FIFA për borxhin ndaj Alan Clark, trajneri jug-afrikan rrëfehet për “Express”

Klubi i futbollit Llapi e ka pësuar sot goditjen e radhës.

Llapjanët e kanë futur veten në telashe për shkak të borxheve të pashlyera.

Derisa pak javë më parë, iu lakua emri për kurdisje të mundshme ndeshjeve përmes shkrimeve të publikuara nga mediat franceze, tash klubi llapjan e ka marrë një “shuplakë” nga FIFA, e cila ka vendosur t’ia bëjë “ban” regjistrimin e lojtarëve vendorë dhe të atyre të huaj, shkruan “Gazeta Express”.

Ky vendim i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit ka ardhur si pasojë e borxhit të pashlyer që ia ka klubi nga Podujeva ish-trajnerit të ekipit të të rinjve, Alan Clark, i cili fillimisht kishte zbarkuar në “Zahir Pajaziti” si këshilltar i trajnerit Tahir Batatina.

Ky është veç fillimi pasi, nëse Llapi nuk i shlyen borxhet ndaj trajnerit Clark, hapi i radhës do të jetë dënimi me heqje të 6 pikëve, e më pas vendimi më drastik, përjashtimi nga liga elitare e futbollit kosovar.

E Clark, në një bisedë ekskluzive me “Gazetën Express”, për krejt këtë problem e ka vënë gishtin pikërisht tek bashkëpunëtori i tij i ngushtë i përkohshëm, Tahir Batatina.

Sipas trajnerit jug-afrikan, trajneri aktual i Llapit nuk i mbajti fjalët dhe borxhi me kalimin e kohës u trash.

Clark thotë se u mundua të gjente zgjidhje, para se rasti të shkonte në FIFA dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv – CAS, por që hasi në vesh të shurdhër të Batatinës me shokë.

“Po, Llapi është dënuar për shkak të mospagesës dhe të mosrespektimit të çmimit të CAS-it dhe të udhëzimeve të FIFA-s, të vendosura për t’i kryer borxhet e tyre ndaj meje dhe për t’i paguar gjobat e vendosura nga CAS-i dhe FIFA. Ata do ta marrin dënimin e ardhshëm nga FIFA me heqje prej 6 pikësh dhe më pas mund të largohen nga liga nëse nuk i shlyejnë borxhet”, deklaroi fillimisht Clark për “Express”.

“Klubi dhe Tahiri (Batatina) mendojnë dhe kanë menduar gjithmonë se duke e injoruar rastin, ai do të harrohej, por nuk është kështu. Ata më kanë borxh që nga viti 2020”, shton ai.

Clark zbulon se Batatina me kompani i kanë “hëngër” fjalët që nga dita e parë, duke mos u treguar aspak korrekt dhe profesionistë, por edhe injorantë.

“Që nga muaji i parë, ata paguanin nga pak çdo muaj dhe në disa muaj të tjerë nuk mora fare rrogë. Unë kërkova shumë herë që të ma jepnin rrogën time, kërkesë e cila u shpërfill. Unë kam kërkuar disa herë personalisht dhe përmes avokatëve që të arrihet një marrëveshje. Në secilin rast, Llapi dhe Tahiri i kanë injoruar të gjithë”, përfundoi Clark në bisedën e tij me “Express”.

Për shkak të konfidencialitetit, trajneri nuk deshi ta tregonte shumën e saktë të borxhit që ia ka Llapi, por që normalisht se bëhet fjalë për disa mijëra euro, shtoja kësaj faktin që llapjanët duhet t’i paguajnë edhe CAS-it, i cili u mor me këtë punë.

Llapi thirret gjithmonë për një klub me dukje evropian, por me dy akuzat e fundit, për kurdisje dhe për borxh, reputacioni dhe besueshmëria ndaj këtij klubi ka rënë përtokë.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img