8.7 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Prototipi Cybertruck shihet duke u testuar në fabrikën e Tesla-s në Fremont

Tesla Cybertruck është parë disa herë në rrugë këto ditë derisa prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike po përgatitet të lansojë zyrtarisht kamionçinën unike elektrike.

Ndonëse video të shumta ka pasur të Cybetruck në natyrë, pamjet më të fundit të spiunazhit kanë ardhur nga fabrika Tesla, në Fremont, Kaliforni, ku Cybertruck iu është nënshtruar testimit.

Tesla planifikon të sjellë në treg modelin më vonë këtë vit, megjithëse nuk dihet se kur, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, dihet se CEO Elon Musk dhe kompania e kanë konfirmuar në mënyrë të përsëritur ardhjen e kamionçinës elektrike këtë vit, por Musk e bëri të qartë se prodhimi në shkallë të gjerë nuk do të fillojë deri në vitin 2024.

Pamjet së fundmi, tregojnë derisa testohet prototipi Cybertruck për pezullimin në pistën testuese. Tesla zakonisht kryen testimet e makinave të saj në fabrikën e Fremont, Kaliforni.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img