Fitorja e Donald Trump-it në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara ka hasur në një përgjigje të rrallë pozitive në pjesë të caktuara të publikut në Serbi, pjesërisht për shkak të Kosovës, shkruan portali serb B92
Siç mund të dëgjohej atëherë, Tramp-i dhe lidhjet e tij të pretenduara të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, do të thonin “lëshim pe” i vendit më të fuqishëm në botë për pavarësinë e territorit, të cilin shumë njerëz e perceptojnë si “projekt amerikan”. Disa media në Serbi kanë shkuar aq larg sa që porositën se “Trump-i do ta kthejë Kosovën në Serbi, thekson B92.
Portali serb përkujton se, megjithatë, zëra të moderuar kanë paralajmëruar që në fillim se administrata e re amerikane nuk do të bëjë asnjë kthesë për pjesën më të madhe të politikës së jashtme, dhe sidomos, jo në këtë moment, prë vende shumë të rëndësishme dhe “tërheqëse”, siç është Ballkani.
Pra, shpresat se Tramp-i, në mënyrë metaforike, do të prishë monumentin e burrit të rivales së saj të ashpër, Hillary Clinton, në Prishtinë, u zbehën relativisht shpejtë, ndërsa ditët e fundit po vijnë edhe prova të prekshme se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë prapa projektit të pavarësisë së Kosovës, vlerëson B92.
Mesazhi i parë nga Shtëpia e Bardhë ka ardhur nga Matthew Palmer, i cili, pas vizitës së tij në Beograd ka qenë edhe në Prishtinë, ku deklaroi se “qëndrimi amerikan ndaj Kosovës dhe Ballkanit mbetet i pandryshuar”, përkujton portali beogradas.
Palmer, një ish-zyrtar i Ambasadës Amerikane në Beograd, ku ishte përgjegjës për inteligjencën, tani është drejtor i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit. Edhe pse mund të lexohet se ai është pjesë e “ekipit Trump”, atë në këtë pozitë në Departamentin e Shtetit e ka vendosu administrata Obama, përkujton B92.
Menjëherë pas “njeriut të Obamës”, u paraqit vet Donald Trump-i, i cili në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë i ka dërguar një letër urimi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Trump në mesazhin e tij të urimit kishte thënë se “e ardhmeja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike është në rajonin e qëndrueshëm dhe të begatë të Ballkanit, i cili është plotësisht i integruar në bashkësinë ndërkombëtare”.
Ndryshe nga urimi pak a shumë protokollar, vlerëson portal serb, gruaja të cilën në funksion e vendosi vetë Donald Trump, ambasadorja e re e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, ka thënë diçka shumë më specifike – se Kosova meriton të jetë anëtare e plotë e OKB-së.
Si mbështetje ndaj Kosovës, Tramp-i ka marrë së fundmi mirënjohje personalisht nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka publikuar një foto të tyre të përbashkët në Twitter.