-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Arben Gashi përplaset me Hekuran Muratin për të hyrat e komunave: S’ka me pasë normalitet mo në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka paralajmëruar prishje të konsensusit për marrëveshjet ndërkombëtare në rast se “Qeveria prek të hyrat vetanake” të komunave.

Ai tha se kjo gjë s’do të lejohet të ndodhë në Kuvend meqë të hyrat vetanake të komunave janë të rregulluara me ligj dhe Kushtetutë.

“Si GP e kemi dhënë kontributin tonë edhe për ligjin për buxhetin. Qysh po e interpreton ministri është e padrejtë. Në paaftësinë e tij të menaxhimit të çështjes, po tenton të prekë në mënyrë të drejtpërdrejt atë që është e paprekshme. Ligjin për vetëqeverisje lokale. Kushtetuta parasheh vetëqeverisjen lokale dhe autonominë financiare. Të hyrat vetanake janë të paprekshme dhe s’ka shans dhe në asnjë formë, asnjë rrethanë të hyrat vetanake të merren. Vetëqeverisja lokale është shumë specifike në Kosovë. Financat lokale rregullohen me ligj”.

Gashi pati një thirrje për ministrin e Financave Hekuran Murati.

“Po ju lus të mos bëni kësi skena, se po na detyroni në drejtime që janë të pakthyeshme pastaj. Ju garantoj se nuk do të ketë normalitet në këtë Kuvend nëse tentohet që të cenohet pavarësia e autoriteteve lokale. Nuk do të kalojë asnjë ligj ndërkombëtar, asnjë marrëveshje ndërkombëtare. S’ka me pasë normalitet mo”.

Në replikë Murati tha se nëse e bën këtë e shkel Ligjin për Buxhetin.

“Konsideroj që dikustimi që sapo bëri deputeti Gashi tashmë kishte përfunduar në seancën për buxhetin. Argumentet i kemi ballafaquar atëherë. Çka mbetet është amendamenti i GP të LDK-së i votuar nga ky vend, të cilin ne si qeveri duhet ta zbatojmë. Nëse keni pasë problem si GP që ta përktheni atë që keni menduar në të shkruar është problem i juaj. Mirpoë, ajo që shkruhet në buxhet ne duhet ta zbatojmë, s’mund ta shkelim ligjin e buxhetit”.

Pas kësaj, Gashi sërish mori fjalën.

“Keni tendencë t’i interpretoni gjërat mbrapsht. Nuk ki me pasë shancë që paret e komunave me i marrë. Janë burime vetanake, si me ja marrë dikujt paret prej xhepit. Kot je duke u munduar me bo arsyetime palidhje. Po do me prish koncensusin për marrëveshje ndërkombëtare”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img