Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar të enjten Qeverinë e Kosovës për qasjen ndaj institucioneve publike të cilat përmes Kushtetutës së Kosovës konsiderohen të pavarura.
Hoti kërkoi nga Qeveria që “të mbushen mend”, sepse thotë se “pasojat po i vuajnë të gjitha, bizneset, qytetarët dhe institucionet“.
“Janë institucionet kyqe që janë pa drejtues të institucioneve përkatës. Ky marifet nuk është pa, unë shpresoj që të mbusheni mend sepse pasojat jemi duke i vuajtur të gjithë, bizneset, qytetarët, institucionet Por është duke u vë në pikëpyetje edhe kredibiliteit institucional për të çuar përpara agjendën e demokratizimit të shoqërisë, ka thënë Hoti.
Ai e ka përmendur Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) që ka mbetur pa guvernator.
“Banka Qendrore e Kosovës ka mbetur pa guvernator. Procesi i zgjedhjes së zëvendës guvernatorëve që sot do të duheshin ta ushtronin detyrën e guvernatorit është bojkotu nga anëtarët e bordit gjatë vitit 2022. Një ditë para se të mbaroj mandati u shkarku edhe një ushtruese e zv-gurvenatorit, për t’i hap rrugë që kryetari bordit ta ushtrojë detyrën e guvernatorit. Kjo nuk është para në 20 vitet e pasluftës së Kosovës“, ka thënë Hoti.
Ish-kryeministri i Kosovës ka kritkuar ekzkeutivin edhe për qasjen ndaj Trustit Pensional.
“Trusti Pensional është pa bord që nga dhjetori i vitit 2022. Pse është bojkotu ky proces dhe çfarë po ndodh tash qindra miliona euro që janë në tregje ndërkombëtare po humbin nuk ka kush t’i tërheq”, ka deklaruar Hoti.
Ka pasur Kritika edhe për presidenten Osmani për mos kryerjen e obligimit të saj për kryeprokurorin.
“Përmes projektligjit kontestues synohet që të vendoset dikush politikisht“, tha ai.
Kritika Hotit u bazua edhe për qasjen e ekzekutivit ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), që nuk ka drejtor.
“Thesari vepron pa drejtor, njësia e inteligjencës financiare pa drejtor, komisioni për ndihmë shtetërore ka një vit e më shumë se nuk zgjedhet për shkak se e keni blloku”, ka kritikuar Hoti.
Sipas tij kjo mënyrë e qeverisjes nuk është parë deri më tani në Kosovë./PrishtinaPress/