-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Situata aktuale nuk e mundëson organizimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës”

Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), ka thënë se rrethanat aktuale, “nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës”, në përputhje me standardet për zgjedhje të lira.

Sipas kësaj organizate, situata në komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, është e brishtë.

Këto zgjedhje janë caktuar të mbahen më 23 prill, pas shtyrjes së tyre në dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.

Atëbotë, për zgjedhjet në veri kanë aplikuar 11 kandidatë, të cilëve u ka vlejtur certifikimi edhe për zgjedhjet e prilli, njofton Radio Evropa e Lirë..

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhje deri në përmbushjen e dy kërkesave: formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqjen e të gjitha njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

“Në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ku komuniteti serb përbën mbi 90 për qind të popullsisë, nuk është regjistruar asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb. Demokracia në Veprim vlerëson se kjo situatë mund të cenojë legjitimitetin e institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet, pasi nuk garanton përfaqësim të drejtë të komunitetit serb”, ka thënë kjo organizatë përmes një reagimi publik.

Në reagim është thënë, po ashtu, se për shkak të dorëheqjeve të zyrtarëve zgjedhorë të komunitetit serb, KQZ-ja po përballet me sfida në përgatitjet e nevojshme.

Serbët në veri kanë dhënë dorëheqje kolektive nga institucionet e Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar – përfshirë kryetarët e komunave – si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilgale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

“DnV rikujton që krijimi i një ambienti të sigurt është parakusht thelbësor për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, është thënë mes tjerash në reagim.

Edhe sipas njohësve të çështjeve politike, mosaplikimi i Listës Serbe në këto zgjedhje, e rrezikon mbarëvajtjen e gjithë procesit.

Prej vitit 2013, kur është formuar kjo parti, ajo ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb në pothuajse të gjitha zgjedhjet e Kosovës.

Mirëpo, misioni vëzhgues i BE-së rregullisht përmend nëpër raporte se, Lista Serbe e ka “monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës”.

Bashkimi Evropian dhe vendet e grupit QUINT – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Gjermania – kanë shprehur keqardhje pse Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – nuk e ka shftytëzuar të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img