-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ligji për Duhanin/ Peci del në terren: Respektimi i ligjit s’ka alternativë e as kthim pas

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se sonte së bashku me inspektorët e AUV-ut, kanë dal në terren për të parë nga afër se sa po respektohet ligji kundër pirjes së duhanit në lokalet e mbyllura.

Peci përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se aksionit që kanë mbajtur sot në Ferizaj i janë bashkangjitur edhe Policia e Kosovës.

Peci ka thënë se respektimi i ligjit nuk ka as alternativë e as kthim pas.

“Sonte iu bashkangjita inspektorëve sanitarë të AUV-së, për të parë nga afër mbarëvajtjen e inspektimeve në qytetin e Ferizajt. Aksioni i sotëm u mbështet edhe nga Policia e Kosovës sepse respektimi i ligjit nuk ka as alternativë e as kthim pas. Në këtë frymë, do vazhdojmë të punojmë intenzivisht në ngritje të kapaciteteve inspektuese.” – ka shkruar Peci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img