-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Serwer: Djegia e veturave në veri të Kosovës bëhet me miratimin e Beogradit

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet e fundit, pas marrëveshjes së 27 shkurtit dhe takimit të Ohrit.

Profesori në Universitetin “John Hopkins”, Daniel Serwer ka thënë se nuk sheh ndonjë tregues se Vuçiq do ta nënshkruajë marrëveshjen gjatë takimit të nivelit të lartë që pritet të mbahet më 22 prill në Bruksel.

“Nuk e di nëse do të nënshkruhet. Unë as nuk e di se çfarë është ‘ajo’”.

Ai thotë se Marrëveshja e Brukselit është ajo që ka vërtetë rëndësi.

“Nuk shoh asnjë tregues se Vuçiq është i përgatitur ta nënshkruajë atë. BE-ja të përfshijë kërkesat e marrëveshjes në negociatat për anëtarësim në BE. Kjo do t’i bëjë ato të detyrueshme. Por kjo mund të nënkuptojë një vonesë të gjatë përpara zbatimit”.

Në rast se Vuçiq nuk e nënshkruan marrëveshjen, Serwer thotë se BE-ja mund të frenojë bisedimet e anëtarësimit, dhe të zvogëlojë ndihmën ekonomike për Serbinë.

“Serbia nuk ka qenë e gatshme as në të kaluarën. Zbutja e Beogradit ende duket të jetë politikë”.

“Dështimi i Serbisë për të zbatuar sanksionet ndaj Rusisë nuk është vërtet i rëndësishëm për Ukrainën, Rusinë, SHBA-në apo BE-në. Por ajo pasqyron diçka që është e rëndësishme: përafrimin e Presidentit Vuçiq me Moskën dhe Pekinin. Të vetmet dy stolat ku ai është ulur janë të tyret”, u shpreh profesori amerikan.

Sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, Serwer tha se aktualisht nuk sheh ndonjë shenjë, por beson se do të ndodhë në të ardhmen.

“Njohja e Kosovës, është e nevojshme për pavarësinë e Serbisë”, tha Serwer.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img