26.7 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Interi në kërkim të trajnerit të ri, në krye të listës kroati Ivan Juric që rivalizon Jose Mourinhon

Interi nuk po duket shumë më mirë këtë sezon nën drejtimin e Simone Inzaghit, ndaj me arsye po përmendet gjithnjë e më shumë në Itali mundësia e shkarkimit të tij.

Interi është aktualisht skuadra e katërt në Serie A dhe prej kohësh ka humbur të gjitha shanset kur bëhet fjalë për të luftuar për Scudetton.

Megjithatë, Nerazzurrët janë ende në lojë për dy trofe, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë, dhe Inzaghi përballet me një sfidë më shumë se kërkuese.

Kandidatët e mundshëm për zëvendësimin e tij tashmë po shfaqen në media dhe sipas La Repubblica, një prej tyre është edhe trajneri kroat Ivan Juric.

Juric dikur ka punuar në Inter si ndihmës i Gianperio Gasperinit, ndërsa si trajner kryesor ka drejtuar Mantovan, Crotonen, Genoan, Veronan dhe Torinon.

Përveç Juricit, për postin e trajnerit të Interit në garë janë edhe Thiago Motta (Bologna), Jose Mourinho (Roma) dhe Roberto De Zerbi (Brighton).

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img