-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

Hamdi Aliu, autor i librit për masakrën e Rezallës me rastin e 24 vjetorit të Masakrës së Rezallës ka rrëfyer në Frontal të T7 për tmerrin që kanë përjetuar banorët e Rezallës si rezultat i barbarisë së ushtrisë serbe dhe forcave paramilitare serbe.

Aliu ka treguar historinë e Bleartit 5 vjeçar, të cilin tregon se si forcat serbe pasi e kishin plagosur, ia kishin marrë nënës së tij nga duart dhe e kishin futur të gjallë në një thes.

Babai i Bleartit i cili ka qenë ushtar i UÇK-së, siç tregon Hamdi Aliu, e kishte hasur thesin të gjakosur derisa kishte lëvizur nëpër mal, dhe pasi e kishte hapur e kishte kuptuar që aty ishte djali i tij Blearti i vdekur.

“Ia kap fminë e plagosur e ia shtin në një thes. Fëminë e plagosur. Babai e ij s’e din çfarë ka ndodhur. Duke lëvizur nëpër mal, e sheh një thes të gjakosur, e sheh që është djali i tij Blearti. Ja kanë hekë nanës prej kraharorit”, ka rrëfyer  Hamdi Aliu.

Ai më pas ka treguar se si babai e kishte varrosur vetë Bleartin.

Hamdi Aliu ka treguar edhe një ngjarje tjetër, kur policia serbe i kishte lyer me benzin tre persona nga Rezalla, dy prej të cilëve ua kishte vënë flakën të gjallë. Aliu ka treguar se e gjithë kjo ishte bërë në sy të familjarëve.

“Policia serbe i ka zënë tre preson. I ka lyer me benzin. Dy prej tyre i ka djegur të gjallë. Familjarët I kanë parë me sytë e vet kur iau kanë future flakën. Derisa personi i tretë e kanë marrë dhe e kanë fut në turmë mes grave dhe fmive, që ata të helmohen”, ka thënë Aliu në Frontal të T7.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img