2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosova dhe Kroacia dakordohen të bashkëpunojnë në fushën e produkteve dhe pajisjeve medicinale

Kryeshefi i Agjencisë së Kosoves për Produkte dhe Paisje Medicinale, Sejdë Tola, ka vizituar sot Agjencionin për Produkte dhe Paisje Medicinale të Kroacisë, ku është pritur nga Kryeshefi Sinisha Tomiç.

Në njoftim thuhet se gjatë vizitës palët u dakorduan që të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e produkteve dhe paisjeve medicinale duke shkëmbyer informacione mbi autorizim marketingun, kontrollin e cilësisë, farmakovigjilencën e pajisjet medicinalet.

“Poashtu Agjencitë e te dyja vendeve u dakorduan që të bashkëpunojnë ngushtë lidhur me iniciativat e reja legjislative duke shkëmbyer përvojat praktike në funksion të përafrimit të legjislacionit primar dhe sekondar lidhur me produktet dhe pajisjet medicinale. Ekspertët e dy Agjencive do të shkëmbejnë poashtu përvojat e tyre për çështjet që janë në interes të përbashkët, duke identifikuar problemet dhe ofruar mbështetje reciproke për zgjidhjen e tyre”, thuhet në njoftim.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img