2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Joe Biden do të vizitojë Irlandën e Veriut në 25 vjetorin e marrëveshjes së paqes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të fillojë një udhëtim katër-ditor në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Biden do të fillojë udhëtimin e tij në Belfast për të shënuar 25-vjetorin e Marrëveshjes së së Premtes së Mirë.

Ai gjithashtu do të ketë angazhime të ndryshme, duke përfshirë vizitën në Dublin, County Louth dhe County Mayo.

Presidenti pritet të takohet edhe me presidentin irlandez Michael D Higgins.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti do të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë nga 11-14 prill, duke shtuar se udhëtimi do të shënonte “progresin e jashtëzakonshëm që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Belfast-it/Premtes së Mirë 25 vjet më parë”.

Kryeministri Irlandez, Leo Varadkar tha se ishte “i kënaqur” që Presidenti Biden do të vizitoj Irlandën.

“Kur folëm heren e fundit në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden e kishte të qartë se në festimin e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë, ku ai do të jetë i pranishëm do të diskutohet për hapat  e mëtejshëm dhe të shohim përpara, jo prapa”, tha ai.

Ai tha se përfshirja e Shteteve të Bashkuara dhe e Presidentit Biden personalisht kishte qenë “thelbësore për procesin e paqes në Irlandë”.

“Që nga fillimet e saj të hershme të pasigurta deri në arritjen e Marrëveshjen e së Premtes së Mirë, në ditët e mira dhe të këqija, SHBA ka qenë gjithmonë në anën tonë,” tha Varadkar.

“Pra, është privilegj i madh që Presidenti Biden të jetë këtu për të shënuar këtë moment historik të rëndësishëm me ne.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img