-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Përleshje mes policisë dhe besimtarëve në një xhami në Jerusalem, lëndohen 14 persona

350 persona janë arrestuar pas një përleshjeje mes policisë izraelite dhe besimtarëve palestinezë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem.

Sipas mediave të huaja gjatë përleshjes janë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome dhe si pasojë plagosur 14 persona.

Militantët në Rripin e Gazës më vonë hodhën nëntë raketa në drejtim të Izraelit dhe ushtria e tij kreu sulme ajrore si kundërpërgjigje. Dhuna e fundit vjen pak përpara një mbivendosjeje midis muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Pashkës hebreje.

Policia e vendit deklaroi se disa të rinj të maskuar fortifikuan xhaminë “me qëllim që të prishnin rendin publik dhe të përdhosnin xhaminë”.

“Pas përpjekjeve të shumta dhe të zgjatura për t’i nxjerrë ata duke folur pa dobi, forcat e policisë u detyruan të hyjnë në kompleks për t’i nxjerrë jashtë me qëllimin për të lejuar faljen e namazit të mëngjesit dhe për të parandaluar një trazirë të dhunshme. Kur policia hyri brenda, u hodhën me gurë dhe u gjuajtën fishekzjarrë nga brenda xhamisë nga një grup i madh personash”, thuhet në deklaratë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img