Një pjatë plot ushqyes dhe kalorike, të cilën familjarët tuaj do ta duan. Është një nga ato ushqime që shijohet tepër
Nevojiten:
▪ 3 patëllxhanë,
▪ 2 domate,
▪ qepë,
▪ 300 g mish të bluar,
▪ 200 g kaçkavall,
▪ kripë,
▪ piper,
▪ rigon,
▪ kanellë,
▪ gjysmë tufe majdanozi.
Për salcë beshameli:
▪ 50 g gjalpë,
▪ 2 lugë miell,
▪ ½ litër qumësht,
▪ kripë,
▪ piper
Përgatitja:
Priteni patëllxhanin në rrathë, qitni kripë, mbuloni me folie dhe lëreni gjysmë ore të lëshojë ujin. Fërgoni patëllxhanin në vaj ulliri.
Në tiganin tjetër fërgoni qepën e grirë imët, shtoni mishin dhe fërgojeni 15 minuta.
Shtoni domatet e grira në kube, kripën, piperin, rigonin, kanellën dhe majdanozin e freskët dhe fërgoni edhe 10 minuta.
Në tenxhere shkrini gjalpin, shtoni miellin dhe përzieni dhe nga pak shtoni qumështin, kripën dhe piperin dhe zieni 10 minuta derisa të përftoni salcën e beshamelit pak më të dendur.
Në tepsi rezistuese ndaj zjarrit rendisni patëllxhanin, pastaj mishin, pastaj salcën e beshamelit dhe në fund kaçkavallin e grirë në rende.
Përsëriteni edhe njëherë dhe piqeni në furrën e ngrohur në 200 gradë rreth gjysmë ore.
Ju bëftë mirë!
/PrishtinaPress/