1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Sezoni turistik në Shqipëri po afron, por mungojnë punonjësit

Sezoni turistik veror në Shqipëri po afron, por punonjësit mungojnë. Shqetësimin e ngriti konsulenti hotelier, Gid Shaqiri në ditën përmbyllëse të Konventës Ndërkombëtare të Turizmit.

“Momentalisht, ne po hasim mjaft sfida në sajë të stafeve si në numër ashtu edhe në aftësi. Kjo pasi ka një trysni nga brenda dhe jashtë vendit”, shprehet konsulenti i hotelerisë Gid Shaqiri, raporton A2 CNN.

E teksa bizneset përballen me mungesë të fuqisë punëtore madje edhe të pakualifikuar, Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi vlerësoi se ka ardhur koha për burime njerëzore novatore.

“Në gjithë këtë zinxhir padyshim që nevoja për punonjës është shumë e madhe. Por nga ana tjetër, nevoja për të zhvilluar turizmin kërkon ide novatore në fushën e teknologjisë”, shprehet ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img