Kadri Veseli është lideri i parë shqiptar që e takon Presidentin Trump. Në një postim të tij në FB, ai nuk ka dhënë shumë shpjegime për këtë takim.
Kryeparlamentari Vesli ka postuar një foto bashkë me Donald Trump-in. Pa dhënë shumë shpjegime, ai ka thënë se pati një takim mes tyre.
Foto është realizuar gjatë një takimi që ai pat me presidentin amerikan ditë më parë.
Sipas Veselit, kjo foto dëshmon se Amerika gjithmonë mbetet mik i mirë i Kosovës.
“Të dashur miq, sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Ëashington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”./PrishtinaPress.eu