1.3 C
Pristina
Sunday, November 10, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Me deklaratën për të pagjeturit Serbia detyrohet t’i hapë arkivat

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se me deklaratën që u dakordua dje mes Kosovës dhe Serbisë, më nuk do të ketë vetëm persona të zhdukur, por persona të zhdukur me dhunë nga shteti serb.

Madje ai ka shtuar se përmes kësaj deklarate Serbia detyrohet t’i hapë arkivat.

“Gjithashtu, më duhet të theksoj si tepër të rëndësishmë, që me anë të kësaj deklarate Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave dhe prezentimin e dokumentave serkrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë”, ka shkruar Hoti.

Tutje ai ka deklaruar se sapo të pranohet deklarata nga niveli i lartë, do të publikohen edhe hapat e ardhshëm të nevojshëm për zbatimin e kësaj deklarate.

Ndryshe rreth kësaj marrëveshje u deklarua edhe Borell, i cili tha se ky është hapi i parë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Po ashtu ai deklaroi se deklarata do të miratohet në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img