Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri do ta vizitojnë zyrtarë të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s.
Nga zyrtarët e Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s do të mbahet gjithashtu edhe një seri ligjëratash për çështje të sigurisë me titull, “ NATO dhe e ardhmja e sigurisë Euro-Atlantike”.
Ligjëratat do të mbahen nga: Dr. Brooke A. Smith-Windsor, Ph.D., Zëvendës Udhëheqës i Divizionit të Hulumtimit në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s (KMN).
Gjeneral Lejtnant Giorgio Battisti, Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës të Ushtrisë Italiane dhe Kolonel Giuseppe Morabito, ish-Drejtor i Fakultetit të Lindjes së Mesme të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s.
Në AKSP do të jetë i pranishëm edhe Dr. Arian Starova, President i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, ish-Ministër i Punëve të Jashtme dhe ish-Deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.