2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Partia Popullore Serbe: Vuçiq është i dehur nga pushteti, kerkohet referendum

Zëdhënësi i Partisë Popullore, Stefan Jovanoviq, ka thënë sot se vetëm qytetarët në referendumin për marrëveshjen franko-gjermane mund ta ndalojnë presidentin serb Aleksandar Vuçiq që të “heq dorë arbitrarisht” nga Kosova.

Ai për portalin Nova.rs, siç njoftojnë nga Partia Popullore, ka thënë se lideri i Partisë Përparimtare Serbe dhe politikat e tij do të mposhten në referendum.

Duke theksuar se Vuçiq është i dehur nga pushteti, Jovanoviq vlerësoi se presidenti i Serbisë, duke u kthyer kah “evropianizmi” dhe “paqebërësi”, po përpiqet të marrë mbështetjen e Perëndimit, siç e kishte Milo Gjukanoviq.

Kujtojmë se Partia Popullore Serbe vazhdon gjithnjë duke e kundershtuar marrëveshjen franko-gjermane, duke kerkuar referendum ne Serbi dhe duke u japur mundësinë qytetarëve te vendosin për këtë marrëveshje./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img