-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

4 vjet burg kryeministrit boshnjak, shpërdoroi fondet gjatë pandemisë

Një gjykatë në Bosnjë ka dënuar me 4 vjet burg kryeministrin Fadil Novalliç për shpërdorim fondesh në rastin e blerjes së respiratorëve kinezë gjatë pandemisë COVID-19.

Gjithashtu, për të njëjtën akuzë u dënuan dhe ish-kreu i mbrojtjes civile së Bosnjë-Hercegovinës, Fahrudin Sollak dhe pronari i kompanisë bujqësore “Srebrena Malina”, Fikret Hoxhiq.

Novalliç nuk u paraqit në seancën e shqiptimit të dënimit për planin e hartuar gjatë pandemisë për të shpenzuar paratë e buxhetit për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve për të luftuar koronavirusin.

Ministrja e Financave, Jellka Miliceviq, është liruar nga akuzat se nuk ka ndërhyrë për të penguar zyrtarët për të vijuar me planin e tyre.

Gjyqi për blerjen e 100 ventilatorëve nga Kina, me vlerë 5.4 milionë euro, për nevojat e sistemit shëndetësor në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës nisi më 23 shkurt 2021.

Respiratorët janë blerë në prill të vitit 2020, një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë COVID-19, pa tender dhe me marrëveshje të drejtpërdrejtë me kompaninë private “F.H. Srebrena Malina”, e cila merret me tregti të pemëve dhe perimeve./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img