2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi, gjykatës: Kam lindur me dinjitet, dua të vdes me dinjitet

Jakup Krasniqi, ish-Zëdhënës i UÇK-së dhe ish-Kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka mbajtur një fjalim para gjykatës, mbi 15 minuta.

Duke folur për jetën e tij, Krasniqi, ka thënë se aspirata e tij e vetme ka qenë bashkimi kombëtar.

“Edhe deklaratat e mia kanë qenë në funksion të ngjalljes së shpresave që bashkimi do t’i rriste gjasat për fitore. Deklaratat e mia duhej të shiheshin në funksion të afirmimit të luftës tonë”.

Ai ka shtuar se më shumë e ka lënduar aktakuza e ngritur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, sesa aktgjykimet ndaj tij nga ish-Jugosllavia.

“Unë kam lindur me dinjitet dhe dua të vdes me dinjitet. Nuk kam kryer krime as para luftës, as gjatë luftës, as pas luftës. Nuk kam qenë i përfshirë në vepra kriminale as me veprim, as me mosveprim, as me nxitje. Kam vepruar ndershmërisht për liri dhe bashkim kombëtar që ka qenë qëllimi im kryesor jetësor”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img