-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Jakup Krasniqi: Nuk jetohej me kokën në dhe si Struci, ishte “Liri ose Vdekje” nga Serbia gjenocidale

“Unë nuk e kuptoj logjiken e akuzës së tanishme kundër meje. Ndaj popullit tonë ka pasur dhunë sistematike, vrasje, tortura, dhunime. Unë e urrej dhunën, dënimet, vrasjet. I konsideroj tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet tëvërtetën duhet të thotë se unë Jakup Kransiqi skam qenë asnjëherë i përfshirë këto. Integriteti im e ka të qartë se çfarë mjete mund të përdoren”, tha Jakup Kransiqi në fjalinë e tyre hyrëse tashmë kur po zhvillohe procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Krasniqi tregoi se erdhi deri te momenti kur u bë zëdhënës i UÇK-së.

“Nuk mund të jetoja me kokën në dhe si Struci. Serbia kishte plane gjenocidale. Ishin momente vendimtare. Në ato momente thash “Liri o Vdekje”, por kurrë më nën sundimin e politikave gjenocidale të Serbisë”.

“Në qershor 1998 më është propozuar të dal publikisht si zëdhënës së UÇK-së. Nuk hezitova asnjë moment. Rreziku ishte i madh dhe isha i vetëdijshëm se paraqitja ime publike do të vendoste edhe familjen time në rrezik”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img