21.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Biden s’do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III, në vend të tij shkon zonja e parë

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III, por ka informuar monarkun britanik se Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga zonja e parë Jill Biden.

Biden e uroi Charles përmes telefonit dhe përcolli “dëshirën e tij për t’u takuar me të në Mbretërinë e Bashkuar në një datë të ardhshme”, sipas Shtëpisë së Bardhë, e cila tha se telefonata nënvizoi “forcën e marrëdhënieve midis vendeve dhe miqësi mes popujve”.

Kurorëzimi i mbretit Charles do të mbahet në Westminster Abbey të Londrës më 6 maj.

Kurorëzimi i muajit të ardhshëm është i pari në Britani që nga ceremonia e Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 1953. Elizabeth ishte monarkja më jetëgjatë e Britanisë kur vdiq vitin e kaluar në moshën 96-vjeçare.

Ftesa e kurorëzimit iu dërgua më shumë se 2,000 të ftuarve.

Festimi i kurorëzimit do të zgjasë tre ditë me një koncert në Kështjellën Windsor./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img