-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kajtazi: Familja Hoxha nga Bellanica kërkon drejtësi, ushtarët e UÇK-së ia ekzekutuan familjarin

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur për nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët aktualisht ndodhen në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ai teksa u shpreh se ushtarët e UÇK-së po nderohen nga qytetarët e Kosovës, shtoi se edhe viktimat nga lufta e fundit – me të drejtë – kërkojnë drejtësi.

Sipas tij, familja Hoxha nga Bellanica prej Malishevës kërkon drejtësi, “sepse pos që ia kanë marrë familjarin, e kanë ekzekutuar dhe ia kanë lënë një letër duke e quajtur spiun”.

Kajtazi shprehet se viktimën e kanë marrë ushtarët e UÇK-së, “siç e kanë marrë Can Deskun”.

“E kanë marrë e kanë pushtaku. Sot e asaj dite nuk ka drejtësi për Ramiz Hoxhën, djali i tij ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Megjithatë, prokuroria e ka për detyrë kryerësit, tu e pa aktakuzën dhe procesin gjyqësor nuk po mundet Prokuroria me bo lidhje direkte të të akuzuarve me krimet që kanë ndodhur në territorin e Kosovës”, shtoi ai sonte në Klan Kosova, shkruan Paparaci.

Aktakuza ndaj ish-liderëve të UÇK-së nuk ka pikur ka qielli pasi për të kanë dhënë kontribut shumë njerëz përfshirë edhe Can Deskun, vijoi Kajtazi.

“Ky është një prej kontribuuesve, ky ka kërkuar drejtësi, ata janë në Hagë, pse duhet me thanë çka është ka ndodhur me neve, njerëzit kanë folur kanë shkruar.  Një pjesë e madhe e LDK-së kanë thënë se neve po na vrasin sepse jemi të LDK-së. Arkivat janë, dokumentet janë. Ka pasur hetim penal që është mbyllur në rastin e zotit Desku në Kosovë. E ka hetuar EULEX-i, pastaj e ka marrë Reshat Millaku, tash po trajtohet në Hagë”, theksoi Kajtazi

“Rasti i zotit Hoxhaj, është akuzu zoti Limaj, është shpallur i pafajshëm.Tash Prokuroria po përpiqet diçka tjetër mbi këto viktima dhe këtë e konsideroj problem. Sot hesht qeveria, presidentja për këtë akuzë. Nuk ka thuajse asnjë komunikatë të lëshuar nga UÇK-ja që nuk akuzohet Ibrahim Rugova për tradhti, nuk ka. Këto janë të botuara. Janë bërë libër. Akuzat më të mëdha janë ndërtuar pas lufte”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img