0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjurmët e drogës mund të mbesin madje edhe nëse kurrë nuk e keni konsumuar

Droga është bërë aq e përhapur sa që 13 për qind e njerëzve kanë gjurmë kokaine apo heroine në gishta, megjithëse kurrë nuk e kanë konsumuar, ka zbuluar një studim më i ri shkencor

Hulumtuesit janë përpjekur të zbulojnë se a paraqesin gjurmët e drogës në gishta dëshmi që personi e ka përdorur apo vetëm u është ekspozuar narkotikëve.

Shkencëtarët britanikë kanë testuar gishtat e 50 vullnetarëve, të cilët nuk kanë konsumuar drogë dhe të 15 njerëzve të cilët kanë pranuar që kanë përdorur kokainë ose heroinë në 24 orët e fundit.

Rezultatet kanë treguar gjurmët e heroinës dhe të kokainës te 13 për qind të personave të cilët nuk kanë konsumuar narkotikë.

“Kokaina është shpesh ndotës i ambientit jetësor dhe është mirë e njohur që është e pranishme në shumë bankënota”, thekson Melanie Bailey, e cila ka punuar në këtë studim.

Mirëpo, edhe krahas këtyre njohurive, shkencëtarët i ka tmerruar fakti që gjurmët e drogës janë zbuluar te aq shumë njerëz.

Për të testuar bartjen e drogës, vullnetarët janë përshëndetur për dore me përdoruesit e narkotikëve.

Rezultatet kanë treguar që kokaina dhe heroina mund të barten edhe me përshëndetje për dore, theksojnë portalet shkencore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img