Efi është përballur me një klip në Big Brother Vip, ku është komentuar hyrja e saj, klip në të cilin Luizi ishte personazhi kryesor ku ka dhënë mendimet e tij për rifutjen e saj në lojë.
Efi u shpreh e zhgënjyer nga komentet e Luizit.
“Është e tmerrshme. Unë nuk u cudita nga asgjë që pashë. Ndihem shumë e zhgënjyer nga miqtë që kam pasur. Kam folur me Luizin e di që do Kiarën në finale, por nuk e kuptoj pse nuk do të jemi miq. E kam disktuar dhe me banorë të tjerë, nuk e kuptoj qëllimin e Luizit që të më mbajë larg. Mund të më pyeste, ndihem e zhgënjyer sepse jam e njejta. Nuk cuditem nga asnjë, zhgënjimi im është Luizi.”, tha Efi.
Gjithashtu komentoi dhe sjelljen e Kiarës pë të cilën tha se nuk po e njeh më.
“Kiara ka një ndryshim të madh në sjelljen e saj, nuk e njoh më. Kam një lloj dyshimi se është konsultuar me Luizin, prandaj kam qëndruar e heshtur”, tha Efi.