-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kthehet në punë zyrtari i lartë i ATK-së, ishte suspenduar veç pse kritikonte Kurtin dhe Osmanin

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) e ka kthyer në punë Lazer Ramajën, pasi ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të ATK-së për rajonin e Gjakovës.

Komisioni Disiplinor i ATK-së e pati shkarkuar Lazer Ramajen, pasi ai kishte bërë postime në ‘Facebook’ kundër presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe disa ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Sipas vendimit që mban datën 15 dhjetor të vitit 2022, Ramaja qe shkarkuar me arsyetimin se ka bërë “shkelje të rëndë disiplinore”.

Në arsyetimin për shkarkimin e tij theksohej se Ramaj ka qenë “objekt i verifikimit të postimeve të publikuara që përfshinë periudhën janar-2022”.

Mes tjerash renditen edhe postimet që Ramaja ka bërë në rrjetin social Facebook kundër pushtetit e të cilat çuan në shkarkimin e tij. Komisioni tregonte edhe datat që Ramaja i ka bërë kundër pushtetit.

“…me datën 05.05.2022 në rrjetin social Facebook publikisht krahason kryeministrin e R. Kosovës me Vuçiqin”, teksa vazhdohet me postimet e tjera ku ai ka quajtur “axhami”, “kërcënues ndaj sektorit publik” dhe të “sëmurë mental”.

Tutje, si arsyetim është përdorur edhe fakti që ky i fundit ka ofenduar edhe partinë e kryeministrit, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me datën 09.08.2022 në rrjetin social Facebook ofendon partinë Vetëvendosjen”, thuhet në vendim.

Gjithashtu në arsyetim tregohet se Ramaja ka ofenduar presidenten, Vjosa Omani dhe ish-zv/ministrin e Arsimit, Dukagjin Pupovci.

Megjithatë, pas gati rreth tre muaj, KPMShCK-ja e ka anuluar vendimin e një komisionit të ATK-së për largimin e Ramajës nga puna.

KPMShCK-ja e kishte aprovuar ankesën e Ramajës dhe po ashtu e kishte detyruar drejtorin e ATK-së që ta bëjë kompensimin e pagave të parealizuara nga data 25 dhjetor i 2022’s e deri në zbatimin e këtij vendimi.

Bazuar në vendim, drejtori i Përgjithshëm i ATK-së detyrohet që brenda 15 ditëve ta kthejë në punë Ramajën.

“…Vendimi nr. 12/2022 i datës 15.12.2022 i KOmisionit Disiplinor është nxjerr si rezultat i shkeljes së dispozitave lidhur me procedurën administrative dhe si i tillë është akt administrativ i paligjshëm në kuptim të nenit 52 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme administrative”, thuhet në vendimin e KPMShCK-së, që është marrë më 3 mars të këtij viti.

Komisioni i ATK-së pati thënë vitin e kaluar se procedura disiplinore ndaj Ramajës ka ardhur pas denoncimit të disa qytetarëve. Aty tregohet se para vendimit për shkarkim ndaj Ramajës janë dhënë dy masa dhe një paralajmërim me shkrim.

Për shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit në ATK, kishte reaguar edhe vetë Ramaja, duke e quajtur atë si vendim të pamerituar.

“Deshiroj te ju informoj se nga Sot fillone nji Beteje Ligjore per te deshmuar se ky Vendim eshte Antiligjor e teper i pa arsyetuar…kame angazhuar Avokatin Besnik R. Berisha qe profesionalisht te trajtoj rastin…..Arsyeja e vetme per Shkeputje te Mardhenjes se Punes eshte Postimet e mija ne kete faqe te fcb ukut,pra Politike dhe Bindje Personale sajesa postimesh e asnji tjeter….dhe per kete ndihem teper krenar”, shkruante ai në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img