-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Cook: Fëmijët e sotëm ‘janë bërë dixhitalë’, duhet të vendosen kufizime në përdorimin e mjeteve teknologjike

Pavarësisht se drejton një nga kompanitë më të rëndësishme të teknologjisë në botë, CEO i Apple, Tim Cook, nuk dëshiron t’i shohë fëmijët ‘të ngjitur’ pas produkteve të kompanisë.

“Fëmijët po lindin dixhitalë, tani janë fëmijë dixhitalë”, citohet të ketë thënë Cook në një profil të gjatë të tij të publikuar në revistën GQ të hënën. “Dhe është, mendoj, shumë e rëndësishme që të vendosen disa kufizime të forta”.

Cook i cili nuk ka fëmijë, pati thënë se ai nuk donte ta shihte nipin e tij duke përdorur rrjetet sociale dhe madje argumentoi se përdorimi i teknologjisë në shkolla duhet të kufizohet.

Në profilin e GQ, Cook sugjeroi se Apple nuk funksionon nga nxitja e varësisë dixhitale.

“Ne nuk duam që njerëzit të përdorin shumë telefonat tanë. Ne nuk jemi të stimuluar për këtë. Ne nuk e duam këtë. Ne ofrojmë mjete që njerëzit të mos e bëjnë këtë”, tha Cook.

Në vend të kësaj, ai tha se kompania është e përqendruar në ndërtimin e produkteve që fuqizojnë njerëzit të bëjnë, të mësojnë apo edhe të krijojnë gjëra që përndryshe nuk mund t’i bënin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img