-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ndeshjen ndaj Juventusit e përgatit një psikologe, Interi i beson mjekësisë

Te Interi duan të lënë pas krahëve sa më shpejt momentin e vështirë që po kalojnë, pasi humbja me Fiorentinën ka tronditur edhe më shumë ambientin.

Megjithatë koha nuk pret, pasi zikaltërit do të impenjohen mbrëmjen e sotme në “Allianz Stadium”, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Për të rikuperuar skuadrën nga ana mendore, drejtuesit e klubit kanë kërkuar ndihmën e psikologes Lucia Bochhi, doktoreshë mjaft e njohur, e cila ka bashkëpunuar me shumë artistë në Itali e jo vetëm, duke i ndihmuar në momentet e tyre më të vështira.

Lucia Bocchi ka punuar edhe më herët me zikaltrit, pas është thirrur për të biseduar me lojtarët edhe në kohën e Antonio Contes, teksa rezultatet e punës së saj do të duken në mbrëmje ndaj Juventusit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img