Ish-presidentin Donald Trump del sot para gjykatës në Nju Jork i akuzuar se ka blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë në vitin 2016 kur kandidonte për president.
Ish-presidenti, i cili pranoi të paraqitet vetë dhe pa pranga para prokurorit, i bëri thirrje atij të dorëhiqet, pasi e akuzon për sajesa në ngritjen e akuzave, duke e quajtur procesin, të motivuar politikisht.
Kjo është hera e parë në historinë amerikane që një ish-president përballet me akuza penale. Donald Trump mbërriti në Nju Jork të hënën pasdite dhe e kaloi natën në suitën e tij private në Kullën Trump duke u përgatitur me avokatët e për paraqitjen e sotme para gjykatës.
Në kuadër të paraqitjes së tij në gjykatë, Trump do t’iu nënshtrohet procedurave të rregullta ndaj një të pandehuri, që përfshin fotografimin dhe dhënien e shenjave të gishtërinjve.
Ish-presidenti pritet të mohojë akuzat, edhe në reagimet e tij në rrjetet sociale ai e ka cilësuar këtë çështje një gjueti shtrigash që synon ta dëmtojë për kandidimin për Shtëpinë e Bardhë.
Duke pasur friken e protestuesve, forcat e sigurisë kanë marrë nën kontroll jo vetëm Kullën Trump, por rreth 36.000 oficerë janë në terren. Autoritetet kanë bërë thirrje që të respektohet rendi dhe ligji.