2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

A do ta ndreqin kryenegociatorët dhe Lajcak terrenin për një takim Kurti-Vuçiq

Zëvendëskryeministri Besnik Bsilimi ka përfunduar takimin bilateral me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ndërsa, sipas agjendës, pritet të nisë ai trilateral bashkë me kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviq.

Bislimi ka udhëtuar dje drejt Brukselit dhe ky është takimi i parë i nivelit teknik që nga marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se takimi i radhës i nivelit të lartë me presidentin e Serbisë do të mbahet në prill. Ai kishte thënë se takimi i tyre do të pasohet pas këtij të Bislimit dhe Petkoviqit.

Për këtë takim dje ka folur edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili tha se ky takim është shumë i rëndësishëm.

“Presim që të dyja palët të kontribuojnë në krijimin dhe ruajtjen e një atmosfere që ndihmon normalizimin dhe pajtimin dhe nevojën për të zbatuar detyrimet që palët kanë marrë mbi vete. Palët kanë rënë dakord të përmbahen nga çdo veprim i cili do të kishte efekt negativ”.

“Palët do të takohen për herë të parë pas marrëveshjes së Ohrit dhe do të diskutojnë saktësisht hapat e nevojshëm për zbatimin e detyrimeve që dalin nga ajo marrëveshje dhe nga aneksi i saj”.

Ai tha se marrëveshjet e arritura synonin pikërisht daljen nga faza e krizës.

Stano u pyet nëse ky takim do të shërbejë edhe për të diskutuar çështjen e targave, por ai tha se takimi ishte rreth zbatimit të marrëveshjes.

Mbrëmjen e së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviq. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit. Më pas, Policia e Kosovës njoftoi se e kishte arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se, ndër të tjera, ka marrë pjesë në djegien e një veture.

Bislimi, i cili ka udhëtuar dje drejt Brukselit, ka takuar sot edhe komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Komisionari europian shkroi në Twitter se kanë biseduar për agjendën e reformave evuopiane dhe për opsionet se si do të mund të ndihmoj Komisioni Europian në implementimin e atyre që janë arritur në dialog, që ky të jetë i suksesshëm.

Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar për tekstin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, më 27 shkurt në Bruksel. Më pas ata u takuan në Ohër ku ranë dakord edhe për aneksin e zbatimit të marrëveshjes./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img