-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rusia kërcënon se do të marrë masa pas anëtarësimit të Finlandës në NATO

Kremlini ka paralajmëruar se do të marë masa pas anëtarësimit të Finlandës në NATO, me palën ruse që ka theksuar se zgjerimi i aleancës është një goditje për sigurinë e saj.

“Ky është një përkeqësim i situatës. Zgjerimi i NATO-s është një goditje për sigurinë tonë dhe interesat tona kombëtare” , tha zëdhënësi i Kremlinit , Dmitry Peskov.

“Kjo po na detyron të marrim masa ”, shtoi ai pa dhënë detaje.

Paralajmërimi i Peskov vjen në ditën kur Finlanda do të anëtarësohet zyrtarisht në aleancë dhe bëhet anëtarja e 31-të i NATO-s.

Vendimi i vendit për t’u bashkuar me aleancën i jep fund neutralitetit të tij tradicional.

Kërkesa është depozituar 11 muaj më parë, pas luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila, sipas lidershipit politik të vendit, është bërë për arsye sigurie pasi ata ndajnë 1300 kilometra kufi me palën ruse./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img