-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq: Vijat e kuqe të Serbisë për Kosovën dihen

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq duke folur për marrëveshjen e Ohrit tha se Beogradi mund të zbatojë vetëm atë që ka marrë si obligim

“Presidenti i vuri në dukje qartë vijat tona të kuqe, prandaj ai nuk donte t’i nënshkruante ato akte, ai verbalisht u shkëput nga pjesët që për ne kontestohen-pavarësia e Kosovës dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara”, tha Daçiq.

Duke folur për marrëveshjen franko-gjermane, Daçiq tha se nga ato vija të kuqe “nuk ka devijime”, sepse kjo ishte politika shtetërorë e Serbisë.

I pyetur nëse këtë herë “presionet e Bashkimit Evropian dhe ato te Amerikës”, do të luajnë rol vendimtar në formimin përfundimtar të Unionit të Komunave Serbe, ai tha se “është një fakt shumë pozitiv, së është thënë qartë se ky është një angazhim i rinovuar i Prishtinës, që ta bëjë menjëherë”.

“Ne e dimë se ata (Kosova), do të bëjnë gjithcka për të penguar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe kjo hedh një re të madhe dyshimi mbi qëllimet e tyre”, theksoi Daçiq./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img