-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Avokati: Thaçi e di se janë kryer krime nga disa individë, nuk e mohon këtë

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, deklaron se klienti i tij nuk kishte asnjë motiv të merrte pjesë në krime. Por sipas tij, Thaçi e di se janë kryer krime nga disa indidivdë gjatë dhe pas konfliktit e për këtë gjë e ka informuar Këshillin e Sigurisë.

“Kush ishte Hashim Thaçi në vitin 1998 dhe 1999? I ri, 30-vjeçar. Ishte një aktiivist student që u kthye në Kosovë në mars 1998, menjëherë pas vrasjes së anatërëve të familjes Jashari që është pikënisja e kësaj periudhe…Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv që të merrte pjesë në krime si një prej udhëheqëve politikë të UÇK-së, Hashim Thaçi e dinte që suksesi i lëvizjes çlirimtare varej nga mbështetja e vendeve perëndimore sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha avokati.

Ai tha se Thaçi e dinte se Kosova nuk mund ta arrinte pavarësinë pa ndihmën e Amerikës dhe vendeve tjera perëndimore.

“Janë kryer krime, por jo të motivuara”, tha avokati.

Gjithahstu, ai deklaroi se “Thaçi nuk e mohon se disa krime janë kryer nga disa indidivdë gjatë dhe pas konfliktit E ka informuar Këshillin e Sigurisë me këtë fakt. Por ai e kundërshton, pretendimin e ZPS-së se janë kryer krime si pjesë e një politike të planifkuar, ai rrëzon pretendimet se janë kryer krime në mënyrë të përhapur apo sistematike”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img