6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova ka përkrahjen e Gjermanisë për zhvillim ekonomik e integrim Evropian

Ministrja për Integrim Evropian, Mimoza Ahmetaj prit sot në takim Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets, me të cilën biseduan për agjendën Evropiane të Kosovës dhe, mundësitë për të shtyrë përpara proceset kyçe.

Më në detaje u diskutua për bashkëpunimin që kemi pasur si nëpërmjet projektit “GiZ” Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian të Kosovës ashtu edhe projektet tjera ku në fokus kanë qenë zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Liberlaizimi i Vizave, ku për të dytën ambasadorja Viets ritheksoi qëndrimin e Gjermanisë për të mbështetur Kosovën që të realizoj këtë qëllim.

Poashtu u diskutua edhe rëndësia e komunikimit të MSA-së dhe përfshirja e opinionit publik për të kuptuar në detaje se çfar nënkupton MSA për ta dhe si do të kontribuon përmirësimit të mirëqënjes së tyre.

“Ndërsa Ministrja Ahmetaj foli për rëndësinë e krijimit të kushteve për investitorët potencial që mund të vijnë nga Gjermania në Kosovë për të zhvilluar bizneset e tyre, dhe njëkohësisht të kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës.

Nga ana e sajë Ambasadorja Viets foli për momentumin e ri të krijuar në mesin e investitorëve Gjerman pasiqë Kosova ka nënshkruar MSA-në me BE-në. Ndërsa projektet, apo investimet të cilat vetëm se janë duke u zhvilluar ishin në fushën e energjisë alternative. Projekte këto të cilat do të zhvillohet në zona të ndryshme të Kosovës dhe parashihet të sigurojnë rrymë shtesë dhe do të gjenerojnë rreth 8000 vende të reja të punës. Poashtu, ambasadorja Viets konfirmoi vazhdimin e përkrahjes së Gjermanisë për përspëktivën evropiane të Kosovës dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik në të mirë të dy vendëve.

Ministrja Ahmetaj potencoi se Kosova e çmon shumë përkrahjen e Gjermanisë dhe konsideron se Gjermania është ndër miqtë kryesorë të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Znj. Ahmetaj shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me Gjermaninë në të mirë të zhvillimit të Kosovës dhe përafrimit të vendit me Bashkimin Evropian”- thuhet në komunikatën për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img