7.5 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Po paralajmërohen protesta e greva, shkak Ligji i Pagave

Edhe pas dy muajve që kur është vendosur vlera e koeficientit prej 105 euro, pakënaqësitë nuk janë ndalur.

Sindikata e QKUK-së sërish ka shprehur pakënaqësi për koeficientin ku kanë vendosur të mbajnë të mërkurën protestë.

Kështu ka bërë të ditur anëtari i Kuvendit tek Oda e Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku.

Ai tha se infermierët janë të shqetësuar edhe për heqjen e shtesave për shujtë, rrezikshmëri dhe stazh të punës.

Duraku tha se nëse institucionet nuk e marrin për bazë këtë protestë, infermierët do të hynë në grevë.

Krejt këtë situatë, të krijuar nga vlera e koeficientit, Duraku e ka quajtur diskriminuese.

“Të mërkurën prej orës 10:00 do të filloj protesta për pakënaqësitë që i kemi. Pas kësaj proteste do të presim a do të ketë ndonjë reflektim nga institucionet, nëse nuk ka do të hymë menjëherë në grevë. Asnjë infermierë nuk është ndarë i kënaqur me koeficientin kur rrezikshmëria nuk po paguhet pagesa e shujtës është larguar as gjatë fundjavave nuk paguhen infermierët dhe krejt kjo është e turpshme dhe diskriminuese”, u shpreh Duraku.

Kjo grevë e infermierëve nuk po delë të jetë e vetmja në kryeqytet.

Së shpejti mund të ketë grevë edhe në institucionin e policisë.

Kështu ka paralajmëruar për Front Online kreu i Sindikatës së Policëve, Imer Zeqiri.

Zeqiri tha se nëse Qeveria nuk merr vendim në muajin prill për shtesat, do të mendojmë për grevë.

Ai thotë për Front Online se kjo sindikatë ka shpresë që Qeveria ka marr ndonjë vendim lidhur me këtë çështje.

“Ne si sindikatë kemi informacion që Qeveria ka marr vendim që në muajin prill me i paguar shtesat që nuk janë paguar për muajin shkurt dhe mars për policët në rrezikshmëri dhe stafin civil që janë në kuadër të policisë. Nëse nuk merret ky vendim ne do të veprojmë ndryshe me ndonjë aktivitet-grevë, çfarëdo që kërkojnë policët do të veprojmë”, u shpreh Zeqiri.

Mjeku specialist e ka koeficientin 12, mjeku në specializim 8, mjeku i përgjithshëm, stomatologu dhe farmacist e kanë koeficientin 7.4.

Ndërsa infermierët, varësisht nga niveli, e kanë koeficientin prej 5.1 deri në 5.6./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img