-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Finlanda sot bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri të ditur se këtë të martë Finlanda do të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s.

Stoltenberg para Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet më 4-5 prill në selinë e NATO-s në Bruksel zhvilloi një konferencë për media, shkruan Anadolu.

Ai tha se në ditën e parë të mbledhjes Finlanda do të shpallet anëtarja e 31-të ndërsa flamuri i saj do të ngrihet në selinë e NATO-s.

Stoltenberg tha se kjo do të bëjë më të sigurtë vendin në fjalë dhe më të fuqishme Aleancën teksa ripërsëriti shpresën që edhe procesi për anëtarësimin e Suedisë të përfundojë sa më shpejtë.

Menjëherë pas Samitit të Madridit të mbajtur në qershor 2022, shumica e vendeve të NATO-s nisën procesin e miratimit për anëtarësimin e dy vendeve. 20 vende të NATO-s përfunduan procesin në korrik, 4 në gusht dhe 4 në shtator.

Së fundmi më 27 mars Kuvendi i Hungarisë miratoi ratifikimin për anëtarësimin e Finlandës në NATO, teksa Turqia e bëri më 30 mars.

Procesi i anëtarësimit të Finlandës në NATO përfundoi brenda më pak se një viti, duke e bërë atë një nga proceset e anëtarësimit më të shpejtë në historinë 74-vjeçare të aleancës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img