3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Besojmë në drejtësi, i bindur se Specialja do të konfirmojë se lufta e UÇK-së ishte e pastër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili ishte nismëtar i marshit “Marshojmë për Drejtësi”, që u mbajt të dielën, në Prishtinë, ka thënë se procesi gjyqësor i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë në fund do të dëshmojë se ata janë të pafajshëm.

Krasniqi ka dashur që t’ua rikthejë në kujtesë qytetarëve të Kosovës, se gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve është si rrjedhojë e raportit të Dick Martyt, për të cilin tha se nuk u mor parasysh sot gjatë deklaratës së Prokurorisë.

“Sot dëshiroj të ua rikthej të gjithëve që ndonjëherë nuk kanë faj që kanë harruar si erdhëm deri këtu, kanë kaluar më shumë se 12 vjet nga publikimi i raportit të Dick Martyt një raport makabër i cili me një imagjinatë të jashtëzakonshme kishte listuar një numër të krimeve të pretenduara e të imagjinuara. Sot ky gjykim është pasojë dhe rrjedhojë e atij raporti. Por, sot nuk dëgjuam as për shtëpinë e verdhë, sot nuk dëgjuam as për kidnapime të serbëve civil të cilëve u janë hequr organet, sot nuk dëgjuam asgjë nga raporti i Dick Martyt që e ka themeluar këtë gjykatë”, ka thënë Krasniqi.

Lideri opozitar tha se ky proces do ta dëshmojë se lufta e UÇK-së për çlirimin e Kosovës ishte e pastër.

“Ne besojmë fuqishëm në drejtësi siç e thamë dje shumë zëshëm në Prishtinë dhe duke besuar në drejtësi jemi të bindur se edhe përfundimi i këtij procesi duhet të konfirmojë jo vetëm pafajësinë e tyre, por edhe pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës”.

Tutje, Krasniqi ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk janë emra te përvetshëm që po gjykohen në Hagë, por sipas tij po gjykohet epoka e lavdishme e historisë së re të Kosovës.

“Sot, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk janë këtu pse janë emra të përvetshem, kjo është e qartë dhe në ato 4 orë që ne dëgjuam fjalën hyrëse të prokurorisë vërtetë është e qartë se ne në gjyq nuk i kemi katër njerëz, por e kemi epokën më të lavdishme të historisë sonë të re, e kemi lavdinë e UÇK-së dhe për këtë arsye besoj që secili prej nesh duhet të jemi solidar me ta, sepse është një barrë jo personale, por është një barrë historike”, ka thënë ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img