15.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Donika Kadaj-Bujupi nis punën qysh sot tek presidentja Osmani

Edhe pse si deputete nuk është se u rahatua “kollaj” në Kuvendin e Kosovës, duket se Donika Kadaj-Bujupi këtë herë mori një post më të rehatshëm.

Kjo e fundit është emëruar këshilltare e presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani ka emëruar sot Kadaj-Bujupin këshilltare në kabinetin e saj.

“Kadaj Bujupi ka përvojë të gjatë parlamentare, si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në pesë mandate, ku ka shërbyer në komisione të ndryshme, përfshirë atë të politikës së jashtme, integrimit evropian, arsimit”, thuhet në komunikatë.

“Përgjatë përvojës së saj profesionale, znj. Kadaj Bujupi ka punuar në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa është angazhuar vazhdimisht në tema të të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, ambientit dhe arsimit. Në Presidencë, znj. Kadaj Bujupi do të angazhohet, ndër të tjera, në fushën e komunikimit publik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”, thotë tutje.

Ajo është parë të ketë qenë e pranishme në takimin e sotëm të Osmanit me të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë dhe të Republikës së Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Johannes Eigner.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img