7.6 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori gjerman: Drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme, s’duhet të ketë pandëshkueshmëri

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke folur për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, përmes një postimi në Twitter është shprehur se nuk po gjykohet UÇK-ja, por individë.

Rohde ka thënë se e drejta për të protestuar është thelbësore por se drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme.

Postimi i plotë:

E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo demokraci dhe manifestimi i djeshëm në Prishtinë tregoi një shoqëri civile të lulëzuar në Kosovë. Por dua të ritheksoj: Nuk është UÇK-ja ajo që po gjykohet, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte, krime kundër njerëzimit, zhdukje të personave dhe torturë.

Drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme, s’duhet të ketë pandëshkueshmëri për askënd. Gjykata Speciale e ka mbështetjen e plotë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img