5.4 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria e përmend “shkarkimin e Tahir Zemajt” si dëshmi për autoritetin e shtabit të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, derisa Prokuroria Speciale po shpalos dëshmitë e saj për t’i mbështetur akuzat e bëra ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndër disa raste, kur një prokuror i Hagës dëshironte të dëshmonte fuqinë ekzekutive dhe kompetencat që i ka pasur Shtabi i Përgjithshëm i UCK-së, ka përmendur një rast që përfshin ish-pjesëtarin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), Tahir Zemajt.

Sipas Prokurorisë, pas bashkimit të forcave të UÇK-së dhe të FARK-ut, Tahir Zemaj kishte përkrahje më të madhe në Zonën e Dukagjinit dhe në verën e vitit 1998 u zgjodh Komandant, pozitë që e mbante Ramush Haradinaj.

“Autoriteti i Shtabit të Përgjithshëm mbi zonat e tij nuk është më i qartë se sa kur UÇK-ja kishte mosmarrëveshje ndërpersonale me pjesëtarët e armatosur të Forcave të Armatosura të qeverisë të Rugovës, të njohur si FARK. UÇK-ja pranoi të luftonte përkrah FARK-ut, por kjo coi në mosmarrëveshje se kush kishte komandë më të gjerë mbi bazat operative dhe kush ishte epror ndaj kujt. Në Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj emëroi Tahir Zemajn e FARK-ut në krye të Brigadës I brenda zonës. Zemaj kishte një mbështetje të tillë të madhe brenda zonës, saqë u zgjodh komandant i Zonës së Dukagjinit, duke zëvendësuar Haradinajn me një vendim, që Haradinaj i pranoi”, tha Prokurori, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, ndonëse këtë, sipas Prokurorisë në Hagë, e kishte pranuar Haradinaj, pjesëtarë nga Shtabi i Përgjithshëm, më konkretisht, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi shkuan në Dukagjin për ta larguar nga detyra e marrë Zemajn dhe për ta rikthyer Haradinajn.

“Ndryshimi i komandës u raportua nga shërbimet e inteligjencës, të drejtuara nga Kadri Veseli dhe urdhrat ushtarake dhe të dhënat e gushtit të vitit 1998 tregojnë se çfarë ka ndodhur pas këtij ndryshimi. Pra, persona të UCK-së, përfshirë këtu Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, udhëtuan në Zonën e Dukagjinit, anuluan emërimin e Zemajt dhe riemëruan Haradinajn si Komandant të Zonës”, tha tutje ai.

Më pas, Prokuroria publikoi një njoftim të nënshkruar nga Tahir Zemaj, ku thuhej se pas një mbledhjeje me përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm, nuk ishte pranuar iniciativa për emërimin e tij.

Prokuroria tutje shpalosi edhe disa raste të tjera, për të dëshmuar fuqinë ekzekutive dhe kompetencat që, sipas saj, ka pasur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img