Richard Grenell, ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi gjatë administratës Trump, ka thënë se “SHBA-ja duhet të bëjë thirrje për lirimin e Thaçit”.
Grenell në Tëitter ka publikuar një fotografi nga marshi i së dielës në Prishtinë ku kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, ndaj të cilëve në Hagë sot ka nisur gjykimi.
“Unë qëndroj me këta miq në Kosovë – duke u tubuar për lirimin e mikut tim Hashim Thaçit”, ka shkruar Grenell.
Ai shtoi se “ekipit të Bidenit po i mungon veprimi në këtë çështje”.
Gjykata Speciale më 3 prill e ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë edhe ndaj Thaçit.
Ndërkohë rrugëve afër Hagës po protestohet duke kërkuar drejtësi për Thaçin dhe të tjerët.