2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pse Shtabi i Përgjithshëm “u vendos në Malet e Berishës”, Prokurori special nxjerr një video të Limajt

Gjatë shpalosjes së aktakuzës, Prokurori Special në Dhomat e Specializuara duke folur për pretendimet për “krime lufte dhe krime kundër njerëzimit” të ish-Krerëve të UÇK-së ka nxjerrë një video të Fatmir Limajt për të shpjeguar se pse Shtabi i Përgjithshëm u vendos në Malet e Berishës.

“Limaj ka shpjeguar se pse bazën Shtabi i Përgjithshëm ishte këtu [në Malet e Berishës]. Në këtë fragment jepet shpjegimi se pse UÇK-ja ishte këtu”, ka thënë prokurori.

“Ishin krijuar të gjitha parakushtet që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së duke marrë parasysh terrenin e kishte pothuajse vendim më të sigurt vendosjen e bazës në këtë pjesë të Kosovës nga ku do të lidhte veprimet ushtarake për komunikimin me të gjitha njësitet ushtarake anekënd Kosovës. Kjo ishte pika si të thuash mesi i Kosovës, qendra ku mund të komunikonte me të gjitha pjesët e Kosovës. Edhe në sistemin e ndërlidhjes edhe në sistemin e kalimit dhe parakalimit të ushtarëve nga një zonë në zonën tjetër duhej me patjtetër të kalohej në këto male për në zona tjera. Prandaj edhe ne vendosëm që Shtabi i Përgjithshëm ta kalojë në këtë pjesë”, thotë Limaj në videon e nxjerrë nga Prokuroria./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img