-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria: 12 stacione të policisë serbe u sulmuan përnjëherë, u organizua nga Selimi – armët siguruan Thaçi e Veseli

Nga Prokuroria e Speciales sot në nisjen e gjyqit kanë përshkruar komunikatat e UÇK-së.
Ata kanë treguar se si Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Hashim Thaçi kishin sulmuar 12 stacione të Policisë serbe njëherazi.

“Përmes Adem Jasharit, UÇK filloi të sulmojë forcat serbe. UÇK e ka zanafillën gjatë viteve 90-ta. Xhavit Haliti duke kujtuar një bisedë në 1993 me Azem Sylën thotë se ne u pajtuam që gjithçka të funksionojë sipas një hierarkie. Që nga fillimi hierarkia ishte e rëndësishme. Hierarkia ndalonte të infiltruarit”, tha Prokuroria.

“Në dispozitivin numër 3 Kadri Veseli përgjigjet se nuk kishim detyra të veçanta, mirëpo bënim çfarë mundnim. Thaçi, Veseli dhe Selimi ishin ndër themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm. Selimi e përshkruan krijimin e Shtabit të Përgjithshëm”, tha tutje ai.

“Provat treguan se në 1997. Në vitin 1997 UÇK sulmoi 12 stacione të policisë me granatahedhës. Provat tregojnë se sulmi u organizua nga Rexhep Selimi teksa u ndihmuan nga Thaçi dhe Veseli për të siguruar armët”, tha tutje Prokurori. /PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img