Djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në lidhje me fillimin e gjykimin të krerëve të UCK-së, ku njëri ndër ta është edhe babai i tij.
Ai përmes një Instastory ka shkruar se sot fillon beteja për të vërteten dhe se e vërteta e luftës dhe lirisë do të fitojë.
‘’Sot fillon gjyqi. Fillon edhe beteja e radhës për të vërtetën. Me zemrën plotë siç ishin edhe sheshet dje plot, e vërteta e luftës dhe lirisë do të fiton. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj’’, ka shkruar ai.