4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Finlanda voton për të ndërruar qeverinë, partia e kyeministres del e treta në zgjedhje

Socialdemokratët qeverisës të kryeministres finlandeze Sanna Marin humbën zgjedhjet parlamentare në Finlandë të dielën.

Pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, socialdemokratët që janë aktualisht në pushtet zënë vetëm pozitën e tretë në rezultatin e zgjedhjeve.

Partia konservatore e Koalicionit Kombëtar doli në krye në zgjedhjet parlamentare të Finlandës për herë të parë pas 12 viteve.

Konservatorët morën 20.8 për qind të votave dhe 48 vende, populistët e djathtë 20.1 për qind dhe 46 vende, socialdemokratët 19.9 për qind dhe 43 vende.

Kreu i Partisë së Koalicionit, Petteri Orpo, tani pritet të ketë shanset më të mira për t’u bërë kryeministri i ri i Finlandës

Ai pritet të pasojë kryeministren Marin e cila është në pushtet që nga fundi i 2019-ës.

Megjithatë, të paktën tre parti nevojiten për një shumicë në parlamentin prej 200 vendesh. Marin ka qeverisur me një koalicion prej pesë partish të qendrës së majtë.

“Gjëja më e rëndësishme për qeverinë e ardhshme është të konsolidojë ekonominë tonë, të stimulojë rritjen ekonomike, të sjellë në ekuilibër ekonominë shtetërore,” tha pas fitores Petter Orpo./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img